SHPËRNDAJE

Në ambientet e Bibliotekës së qytetit “Mehmet Jusufi “ në Preshevë, Shoqata e Shkrimtarëve “Feniks” (Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë) në bashkëpunim me Bibliotekën “Mehmet Jusufi”, shënoi Manifestimin tanimë tradicional “Flaka e Janarit 2020”. Ky Manifestim u shënua në përkujtim të Vëllezërve Gërvalla dhe të Kadri Zekës dhe të të gjithë të rënëve për liri.

Tubimin, përpos kryetarit Bilall Maliqi, e përshëndeti edhe drejtori i bibliotekës, z. Reshat Neziri, dhe foli në pika të shkurtra për këtë shënim të Manifestimit.Për rëndësinë e flakës së Janarit, foli profesori i gjuhës dhe i letërsisë shjqiptare, z. Shefat Ademi, i cili i çmoi lart sakrificat e të gjithë të rënëve për liri, të të gjithë kohërave.Më pas u përurua edhe libri monografik i siociolgut z. Rahim Azemi me titull “Mark Gashi, veprimtaria atdhetare dhe arsimore” .

Për librin foli, shkrimtari Hysen Këqiku, ku në kumtesën e tij çmoi lart punën arsimore dhe atdhetare të Mark Gashit si dhe përgëzuan autorin për botimin e këtij libri. Edhe autori i librit i falënderoi të pranishmit për pjesëmarrje në përurimin e librit të tij dhe foli në pika të shkurtra për nismën dhe punën e tij që ka bërë për hartimin e kësaj monografie.

Shoqata e Shkrimtarëve “Feniks” e nderoi autorin e librit z. Rahim Azemi me mirënjohje për botimin e këtij libri me vlerë.U lexua edhe telegram i vajzës së Mark Gashit, Elizabeta Nuiqi, e cila jeton dhe vepron në Frankfurt të Gjermanisë.Pjesë e këtij manifestimi ishte edhe ora letrare e titulluar “Ora e Flakës” në të cilën lexuan poetët anëtarë e Shoqatës së Shkrimtarëve “Feniks”: Hysen Këqiku, Prof. dr. Avni Presheva, Avni Shaqiri, Shaban Emini, Harbin Veseli ,Hajrush Redenica, Rexhep Abazi, Herolinda Salihu dhe Hyrije Jusufi./presheva.com/