SHPËRNDAJE

Shtetasi i Norvegjisë Tesnes Knut Stanojevski (1975), kishte marrë një tullë dhe e kishte goditur pjestarin e xhandarmerisë në kokë disa herë, ku edhe i kishte marrë pushkën.
Në atë moment, ka ardhë minibusi i cili ka qenë me policë kufitar, që po ktheheshin nga ndërrimi i punës.
T.S.K kishte gjuajtur disa herë drejt minibusit, e pastaj kishte filluar të ik. Ka ardhur deri tek shtëpia ku ka banuar, ndërsa në momentin kur ka arritur xhandarmeria, ai ka filluar të gjuaj me pushkë.

Siç raportojnë mediet serbe, gjatë shkëmbimit të zjarrit, T.S.K ka humbur jetën.

**********

Mediet serbe për shtetasin nga norvegjia shkruajnë se ishte shqiptar, mirëpo identitetin e të cilit nuk e bëjnë publik, mirëpo për të dyshohet se ishte Vheabist”.


**********

Sot në orët e hershme të mëngjesit, xhandarmeria që është e stacionuar në Stacionin hekurudhor, ka vrarë një mashkull, për të cilin mësohet se ka qenë shtetas i Norvegjisë.

Siç mëson presheva.com, ky shtetas i Norvegjisë, kishte goditur me një mjet të fortë një pjestar të xhandarmerisë, duke ia rrëmbyer armën, e që më pas ka tentuar të ik. Raportohet se ai ka gjuajtur me automatik veturën e policisë kufitare.

Njësiti i xhandarmerisë është vë në ndjekje të tij, dhe gjatë tentimit dhe refuzimit për ta arrestuar ai ëahtë vrarë disa qindra metra larg bazës së xhandarmerisë.

Ndihma e shpejtë nga stacioni shëndetsor i Preshevës ka konstatuar vetëm vdekjen. Hetimet vazhdojnë. /presheva.com/