SHPËRNDAJE

Shoqata Çamëria në Kosovë përmes ftesës publike, ka bërë të ditur që më 10 nëntor në Prishtinë, do të organizojë “Marsh për Bashkim”.

Në një prononcim për Ballkani.info anëtari i kryesisë së kësaj shoqate, Lulzim Ibishi, ka thënë që ky marsh organizohet për të përkrahur iden e Presidentit Thaçi:

“Ne, si shoqatë jemi pro idesë së z. Thaçi për bashkimin e Luginës me Kosovë”.

Tutje, Ibishi tregon që ky marsh do të organizohet edhe me përkrahjen e qytetarëve të Luginës së Preshevës:

“Në këtë marsh e kanë konfirmuar pjesëmarrjen edhe qytetarët e Luginës së Preshevës”.

Sipas njoftimit bëhet e ditur që nisja do të bëhet nga Biblioteka Kombëtare, në ora 11:00, për të vazhduar në tubimin e marshit në sheshin Skënderbeu, në ora 12:00.