SHPËRNDAJE

Nga dy mostrat që priteshin rezultatet gjatë ditës së djeshme nga Rrethi i Pçinjës, njëra ka rezultuar që të jetë pozitiv ndaj virusit korona.

Pacienti i sëmurë është nga territori i komunës së Surdulicës. Ky është rasti i parë në këtë komunë i prekur nga COVID-19.

Enti për Shëndetin Publik në Vranjë ka regjistruar gjithsej 8 pacientë të infektuar me virusin koronar në territorin e Rrethit të Pçinjës.

Gjithashtu, rezultatet priten edhe për 14 mostra të tjera të dërguara dje në Institutin Torlak për analiza, njofton RTV.

Nga ana tjetër sipas mjekut Adnan Salihut specialist i mjekësis së përgjithshme në shtëpin e shëndetit, deri sot në mëngjes në Komunën e Bujanocit nuk ka raste të infektuar me Vursin Korona.

Salihu kërkon nga qytetarët që sa më shum ti rrespektojnë masat e ndërmarra lidhur me mbrojtjen nga ky virus vdekjeprurës./presheva.com/