SHPËRNDAJE

Doganierët në bashkëpunim me policinë në anën hyrëse të vendkalimit kufitar Gradina kanë tentuar bartjen e devizave të palajmëruara me vlerë prej 260,000 euro.

Në orët e hershme të mëngjesit në kontrollë të rregullt është lajmëruar 30 vjeçari, me nënshtetësi gjermane me prejardhje turke me Mercedes me targa të Gjermanisë. Ai po udhëtonte me një person tjetër 70 vjeçare, me shtetësi turke i cili kishte leje qëndrimi dhe djalin e tij 35 vjeçar, shtetas të Gjermanisë.

Edhe pse udhëtarët kishin deklaruar se nuk kanë asgjë për të deklaruar për kontrollë, gjatë kontrollimit të detajuar të veturës, në çantën e dorës për femra e cila ndodhej ndërmjet ulëses së shoferit dhe pasagjerit janë gjetur 125.000 euro të mbështjellura me foli alumini.

Kjo ka qenë edhe arsyja për kontrollim personal të 70 vjeçares, e cila në rrobat e brendshme kishte fshehur edhe 141,000 euro./presheva.com/