SHPËRNDAJE

Ditën e shtunë në rrugën Bushtran – Leran ka ardhë deri tek aksidenti i rëndë automobilistik në të cilën një person ka pësuar lëndime të rënda ndërsa dy të tjerë janë lënduar lehtë, njofton policia, transmeton presheva.com.

Aksidenti ka ndodhë rreth orës 22:35 kur një veturë Passat me targa të Zvicrës ka goditur një veturë tjetër Passat me targa Bujanocit që ka qenë e parkuar në rrugë.

Në aksident rëndë është lënduar udhëtarja (68 vjeçare) në Passat me targa të Zvicrës, me prejardhje nga Persheva.

Lehtë janë lënduar vozitësi i veturës nga Presheva dhe një udhëtar (17) nga komuna e Bujanocit./presheva.com/