SHPËRNDAJE

Edhe dy kompani së shpejti do të ofrojnë shërbimet e tyre të telefonisë mobile në Serbi.

Ato janë “Mundio Mobile” dhe “Globaltel” që tashmë kanë marrë lejen të operojnë si operator virtual. Emri “virtual” kanë marrë pasi në treg nuk hyjnë duke blerë licencë por duke marrë me qira rrjetin e instaluar nga ndonjë nga operaterët që ekzistojnë.

“Golbaltel” do të ketë prefiksin 0677 ndërsa “Mundio mobile” do të ketë prefiksin 0678.

Këta dy operaterë do të rrisin konkurencën por edhe do të ofrojnë shërbime të tjera që nuk i kemi deri tani.

Globaltel që do të startojë me 13 dhjetor tashmë ka zbuluar shërbimin e ri ku përdoruesit mund të aktivizojnë shumë numra në të njejtën kohë pa pasë nevoj SIM kartelë./presheva.com/