SHPËRNDAJE

Në muajt maj dhe qershor në Sërbi kanë ndodhur rreth 4.000 aksidente trafiku si pasojë kanë humbur jetën 63 persona, ndërsa rreth 2.200 kanë marrë lëndime.

Vlladimir Vida nga Administrata e policisë së komunikacionit ka thënë se, pas shfuqizimit të gjendjes së jashtëzakonshme, disa shoferë kanë filluar të sillen sikur rregullat e trafikut të kishin pushuar së zbatuari.

Ai ka theksuar se kontrolli i trafikut do të forcohet, por se është e rëndësishme që drejtuesit të kuptojnë se është e nevojshme të respektohen rregullat dhe të veprojnë me përgjegjësi si për veten e tyre, ashtu edhe për të tjerët.

Ai ka theksuar se gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, nuk kishte aq shumë automjete në rrugë, dhe pas kësaj, shoferet filluan të përdorin makinat e tyre më shumë.

Një numër prej tyre filluan të veprojnë sikur jo vetëm të ishte shfuqizuar  gjendja e jashtëzakonshme, por edhe rregullat për sigurinë në komunikacion të kishin pushuar.

“Tash kemi një situatë në rrugë që një përqindje e madhe e tyre nuk përdorin rripin e sigurimit, gjë që nuk ka qenë më parë, që në mënyrë të konsiderueshme më shumë prej tyre përdorin telefona celularë gjatë vozitjes”, është shprehur Vida, duke shtuar se shoferët nuk duhet të respektojnë rregullat për shkak të sanksioneve, por për shkak të sigurisë së tyre dhe siguris së të tjerëve.

Sipas tij është e nevojshme të shtohet kontrolli në trafik. “Nëse e krahasojmë me periudhën e një vitit më parë, 62 persona kishin humbur jetën dhe rreth 2.600 kanë pësuar lëndime.

Nëse të dhënat e këtij viti i krahasojmë me ato të vitit të kaluar shohim se nuk kemi rritje, por që këto shifra asesi nuk duhet të na bëjnë të jemi të kënaqur me gjendjen në komunikacion” ka thënë Vida.

Sikurse vitin e kaluar edhe këtë vit pritet të ketë kontrollë të shtuar të komunikacionit gjatë sezonit të pushimeve në pikat më të frekuentuara.

Apelohet te të gjithë shoferët që gjatë nisjes në rrugë të jenë të pushueshëm dhe të kujdesshëm duke rrespektuar rregullat e komunikacionit./presheva.com/