SHPËRNDAJE

Sekratari shtetërorë në ministrinë e shëndetësisë Perisha Simonoviq ka deklaruar sot se gjatë këtij viti 2014, do të punësohen në qendrat shëndetsore 2000 punëtorë edhe atë kryesisht mjek dhe motra medicinale.

Simoniviq ka sqaruar se komisioni qeveritar, i cili jep pëlqimin për të plotësuar vendet e zbrazëta, për këtë vit kalendarik ka miratuar vendimin që të punësohen 1115 punëtorë në qendrat shëndetsore.

Puntorët jomedicinal, si ekonomistë, IT dhe punëtorë tjerë do të pranohen vetëm në ato qendra ku nuk ekzistojnë puntorë të tillë.

“Ekziston edhe një mundësi që, në kuadër të qendrave shëndetsore, ku ekzistojnë disa mijëra punëtorë me afat të caktuar, një numër prej tyre të marrin vendime me afat të pacaktuar” ka shtuar ai. /presheva.com/