SHPËRNDAJE

DuhanBujanoc

Ministria e ekonomisë së Serbisë ka shpallë në shitje Industrinë e duhanit në Bujanoc me një çmim fillestar prej 2.06 milionë euro, ndërsa ofertat do të hapen me 2 shtator, transmeton presheva.com.

Në shitje është ofruar 57.9% e kapitalit të ndërrmajes.

Afati për dorëzimin e paraqitjeve për pjesmarrje në blerje është deri me 31 gusht, ndërsa depoziti i obliguar për pjesmarrje është 205.000 euro.

Industria e duhanit në Bujanoc ka rreth 100 punëtorë dhe deri tani disa herë ka dështuar shitja e saj. /presheva.com/