SHPËRNDAJE

 

Sektori për punë të brendshme në Shkup ka ngritur një padi penale kundër D.J.(35), Sh.E.(50) dhe M.E.(36) të gjithë nga Shkupi dhe kundër një personi të panjohur për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e pesë veprave penale vjedhje të rënda.

Ata në periudhën nga 24.09.2017 deri me 13.04.2018 në rajonin e Shkupit, në pompa benzine, markete dhe barnatore kanë kryer tri vjedhje dhe dy tentim vjedhje të rënda.

Duke përdorur forcën fizike dhe një mjet ata i kanë hapur dyert dhe e kanë vjedhur vendin ku janë gjetur 256.346 den dhe sasi më të madhe të cigareve.

Me 15.04.2018 rreth orës 08.00 në një lokal në Shkup nga ana e zyrtarëve policor është arrestuar D.J. që është dorëzuar në Burgun e Kumanovës për vazhdimin e burgut deri me 2019, me vendim të fuqishëm për kryerjen e disa veprave penale nga sfera e delikteve pronësore.

Ai ka ikur nga burgu i Kumanovës në vitin 2015. Ditën e njëjtë në Shkup në rrugën “Blagoja Stefkovski” gjatë një kontrolli në shtëpinë e të paditurit të dytë dhe të tretë, nga ana e zyrtarëve policor janë gjetur dhe konfiskuar lëndë që kanë rrjedhur nga veprat penale, pas së cilës ata janë arrestuar.

Më vonë, Sh.E. është dërguar në Burgun e Idrizovës për vazhdimin e dënimit me burg prej tetë viteve e 11 muajve, me vendim të fuqishëm për kryerjen e disa veprave penale nga ana e delikteve pronësore.