SHPËRNDAJE

Në Suedi u vodhën dy kurorat dhe globi i salltanetit të shekullit XVII me një vlerë të paçmueshme, që i përkisnin Mbretit Karl IX dhe bashkëshortes së tij, Mbretëreshës Kristina.

Zëdhënësi i policisë së Ostergotland, Thomas Agnevik bëri të ditur se dy kurorat dhe globi i salltanetit, që i përkisnin Mbretit Karl IX dhe bashkëshortes së tij, Mbretëreshës Kristina dhe që ruheshin në Kishën Strangas, e cila ndodhet në bregun e lumit 100 kilometra larg kryeqytetit Stokholm, u vodh nga dy hajdutë.

Ai bëri të ditur se stolitë e çmuara të vjedhura brenda orarit të vizitave i përkasin vitit 1611 dhe hajdutët u larguan nga vendngjarja me një motobarkë të shpejtë.

Aksionet për kapjen e hajdutëve vazhdojnë edhe nga ajri, edhe nga toka.