SHPËRNDAJE

Njoftohet familja e gjerë, kudo që ndodhet, miqë, shokë e dashamirë, se me rastin e ndarjes nga jeta të vëllaut tonë me datë 13.06.2020, Llukman Halilit me qëndrim në Zvicër, mbajmë të pame në fshatin e lindjes në Tërnoc të madh, me datë 20 dhe 21 qershor ( e shtune dhe e diele), duke filluar nga ora 09.00. Të pamen e hap vëllau Xhabir Halili me familjen e gjerë.

E pamja mbahet në lokalet e Flurimit djali i Haxhi Ibrahimit në Tërnoc të madh, ku në njërin lokal do të jenë burrat dhe në tjetrin gratë. Të gjithë ata, që do të munden të vijnë, do t`na freskojnë zemrat dhe zoti i shpërbleftë me të mira.

Për info: 062 566 066 Xhabiri

Me pikëllim të thellë, familja Halili në Tërnoc të madh, Zvicër dhe gjithandej tokave shqiptare