SHPËRNDAJE

Sot me ftesë të Ministrit Gent Cakaj kryetari i komunës së Preshevës Shqiprim Arifi mori pjesë në konferencën e organizuar në Tiranë.

Në këtë takim gjithashtu prezent ishin përfaqësuesit e lartë politik shqiptar nga rajoni për të diskutuar rreth shqiptarëve në Ballkanin Perëndimor.

Siç njofton kryetar i komunës së Preshevës për medie, transmeton presheva.com, ai ka paraqitur 7 pikat kryesore për të vendosur një strategji funksionale për Luginën e Preshevës:

1. Sinkronizim më të thellë dhe më të shpejt, të shpeshtë dhe përmbajtësor
2. Fondi Kombëtar i Solidaritetit
3.Diplomacia Shqiptare, përfshirja e Preshevës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut në Ambasadat dhe Konsullatat Shqiptare.
4. Ambasadat me më shumë mjete financiare dhe me më shumë personel
5. Takimi i dy Qeverive, pjesëmarrja e Preshevës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut (së paku si vëzhgues)
6. Oda ekonomike në Preshevë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut për të lehtësuar kontaktet e bizneseve dhe byrokracinë ekonomike
7. Media, informimi më i gjerë i popullatës shqiptare por edhe dhe ndërkombëtare për sfidat dhe problemet e Preshevës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut.(presheva.com)