SHPËRNDAJE

Analizat e ADN-së kanë konfirmuar se mbetjet mortore te gjetura në dhjetor të vitit të kaluar në Rudnicë të Rashkës iu takojnë shqiptarëve të Kosovës të vrarë gjatë luftës në Kosovë, ka njoftuar shefi i delegacionit serb në grupin punues për personat e pagjetur, Veljko Odaloviq, raporton REL në gjuhen serb.

Të hënën në Prishtinë, nën mbikëqyrjen e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq është mbajtur takim në mes të delegacioneve të rendit të Kosovës dhe Serbisë, me qëllim të arritjes së marrëveshjes për vazhdimin e gërmimeve në varrezën masive, e cila zyrtarisht do të fillojë të enjten.

“Menjëherë pasi i kemi dorëzuar në Komisionin Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur, ne kemi marrë konfirmimin e identitetit. Këto janë trupat e shqiptarëve të Kosovës të cilët janë zhdukur gjatë konfliktit në Kosovë”, tha Odaloviq. Kur kemi marrë konfirmimin, tha ai, kemi filluar përgatitjet intensive.