SHPËRNDAJE

Zyrtarët doganorë në bashkëpunim me policinë sot në orët e hershme të mëngjesit në vendkalimin kufitarë në Preshevë kanë konfiskuar më shumë se një kilogram kokainë.

Vepra është zbuluar kur, me kërkesë të oficerëve të policisë, është skanuar  automjeti i markës “Seat altea” me targa  zvicerane.

Sipas njoftimit të administratës doganore, gjatë analizës së fotografisë është zbuluar parregullsi në zonën e bagazhit, pas sediljeve të pasme të makinës.

Pikërisht në atë vend ëhstë gjetur një pako me materiale pluhuri të bardhë, i mbështjellur me bluzë të zezë. Lënda narkotike, e cila gjatë analizës është konstatuar se i përket llojit të kokainës me peshë totale prej 1.057 gram, së bashku me automjetin, janë marë nga policia dhe prokuroria për procedurë të mëtutjeshme./presheva.com/