SHPËRNDAJE

Në Zvicër është themeluar Lidhja Qytetare Shqiptaro- Zvicrrane e cila do të promovojë kulturën dhe identitetin shqiptar në shtetin zvicrran.

Në këtë event pos mysafirëve të tjerë prezent ishte edhe ish kongresmeni Joseph DioGuardi bashkë me zonjën e tij Shirley Cloyes DioGuardi.

Nga Lugina e Preshevës kishte përfaqësues të partive politike ku prezantuan Armend Aliu dhe Arbër Pajaziti në emër të Alternativës për Ndryshim.

Sipas zyrtarëve të APN-së përmes pjesmarrjes në këto evente Alternativa për Ndryshim do të rris intensitetin e rrjedhës së informatave rreth situatës në Luginë të Preshevës në drejtim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e sidomos përmes lobistëve siç janë bashkëshortët DioGuardi dhe miq të tjerë të çështjes shqiptare në SHBA./presheva.com/