SHPËRNDAJE

Ashtu sikurse vajza e saj me fame botërore, edhe e ëma e këngëtares Rita Ora, Vera Sahatçiu-Ora, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Së fundmi, Vera ka ndarë me ndjekësit e saj disa fotografi të rralla nga e kaluara e dy vajzave të saj: Ritës dhe Elenës.

Bëhet fjalë për disa imazhe të realizuara në fëmijërinë e tyre të hershme, ku ato së bashku u bënë pjesë e një shfaqje baleti në shkollë.

“Rita Ora, Elena Ora në shfaqejen e baletit! Besoj se ëndrrat janë dhënë për një arsye. Ju dua qershiat e mia”, janë fjalët e Verës për vajzat e tyre.

Rita ndërkohë është duke realizuar turneun e saj botëror të koncerte, në kuadër të promovimit të albumit të saj të ri “Phoenix”.

Në të njëjtën kohë, këngëtarja shqiptare po shijon edhe suksesin e klipit të saj më të fundit “Only Want You”, që është pritur shumë mirë nga fansat e saj.