SHPËRNDAJE

Daljinder Kaur, e cila nuk ka një çertifikatë lindjeje, por besohet të jetë në vitet e 70-ta, lindi një djalë pas dy vitesh trajtimi me IVF.

Ajo e pranoi se ishte e vështirë për trupin e saj të lindte në një moshë kaq të vjetër, por megjithatë nuk u pendua.

 

 

“Ndihem e bekuar që jam në gjendje të mbaj fëmijën tim. Unë kisha humbur shpresën për t’u bërë nënë ndonjëherë”, tha Kaur, raportoi CBS, transmeton Indeksonline.

Ajo tha se të gjithë i kërkuan ta birësojë një fëmijë, por ajo nuk e bëri asnjëherë pasi që shpresonte se një ditë do ta lindte fëmijën e saj.

Djali, të cilin e quajtën Armaan, lindi i shëndetshëm.

Ajo thotë se fëmija buzëqeshë me të gjithë, dhe kjo e bënë më të qetë atë.