SHPËRNDAJE

Sonte nëndega e Partisë Demokratike Shqiptare në f. Zhunicë mbajti mbledhje, ku të pranishëm ishin një numër i madh i anëtarëve, aktivistëve dhe simpatizantëve të kësaj nëndege.

Për shkak të interesimit të madh për t’u angazhuar dhe dhënë kontribut në kuadër të nëndegës me qëllim të fuqizimit edhe më të madh të aktiviteteve, gjatë kësaj mbledhje pati propozime që të zgjerohet kryesia e nëndegës me anëtar të rinj, nga ku si kryetar i nëndegës u zgjodh Nexhmedin Mustafa, sekretar Fatlum Daliu, për nënkryetar Skënder Emurllahu, Qani Bilalli, Mehmet Hyda, ndërsa arkatar Bekim Ramadani.

Të pranishmëve me fjalim i’u drejtua kryetari i PDSH-së Ragmi Mustafa, ku i njoftoi me të gjitha zhvillimet si dhe situatën aktuale politike por edhe për periudhën e kaluar kohore në Komunën e Preshevës si dhe për zhvillimet që na presin për periudhën vijuese.

Edhe në këtë takim sikurse me nëndegët e tjera, u konstatua se është më se i domosdoshëm mobilizimi masiv i të gjitha shtresave në mënyrë që të ndalohet kjo e keqe që po ngjan në komunën e Preshevës si pasojë e çrregullimit të skenës politike që po ndodh në komunën e Preshevës pas zgjedhjeve të fundit lokale të mbajtura vitin e kaluar.

Të pranishmit u zotuan se do të angazhohen maksimalisht që Partia Demokratike Shqiptare të jetë triumfuese nga procesi zgjedhor që pritet të ndodhë në Komunën e Preshevës, në mënyrë që të ndalë këto zhvillime të mbrapshta që po përjetojnë qytetarët e Komunës së Preshevës shkruan PDSh në rrjetin social.(presheva.com)