SHPËRNDAJE

Dy Ministrat e Mbrendshëm të Shqipnisë dhe të Kosovës kanë nënshkrue nji marrëveshje për ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar.

Kjo marrëveshje don me thanë që shtetasit, automjetet dhe mallnat, të cilët hyjnë ose dalin nga territori i palëve, ju nënshtrohen kontrolleve të përbashkëta nga autoritetet përkatëse përgjegjëse, vetëm nji herë, bazue në parimin “Nji ndalesë, nji kontroll”.

Ministri i Mbrendshëm i Shqipnisë, Sandër Lleshaj, tha se ky asht hapi i parë drejt finalizimit të heqjes së plotë të kontrolleve në kufi.

Mesazhi i Sander Lleshajt

“Për mua është një kënaqësi që të nënshkruajmë një marrëveshje shumë të rëndësishme. Së pari ju përcjell përshëndetjet e kryeministrit Rama që tha do të vijë vetëm kur të hiqen plotësisht kontrollet.

Me këtë marrëveshje ulim 50% kohën e pritjes dhe sigurisht objektivi është për ta çuar në zero kohën e pritjes. Pra, ne po punojmë për të eliminuar plotësisht kontrollin drejt kufijve të përbashkët. Ky është një hap për lirinë e lëvizjes.

Çdo hap të rritjes së lirisë së lëvizjes ta shoqërojmë edhe me rritjen e sigurisë.

Ne po punojmë intensivisht për të krijuar të gjitha mekanizmat e duhur për lirinë e plotë të lëvizjes. Hapi tjetër është nënshkrimi i një marrëveshje midis dy qeverive për eliminin e plotë të kontrolleve. Është një hap drejt vendosjes së standardeve të mirëfillta si në të gjithë kufijtë e Evropës”.