SHPËRNDAJE

Nëntë shqiptarë kanë vdekur nga koronavirusi në SHBA. Këtë e ka konfirmuar Ambasada e Shqipërisë në SHBA përmes faqes zyrtare në Facebook.

Asnjëri prej viktimave nuk është nga Kosova, derisa tre prej tyre janë nga Shqipëria, katër nga Maqedonia Veriore e dy nga Mali i Zi.

“Në kuadër të situatës së krijuar nga #COVID-19, ambasadorja, Floreta Faber, ka zhvilluar një sërë komunikimesh telefonike me drejtues të Organizatave dhe Shoqatave, përfaqësuesit fetar në disa shtete si dhe me anëtarë të spikatur të komunitetit shqiptare-amerikan. Në proces të informimit sa më gjerë mbi situatën dhe mbi gjendjen shëndetësore të anëtarëve të komunitetit, përfaqësuesit kanë konfirmuar se deri më tani, nga informacionet që disponojnë nuk ka përhapje në masë të rasteve të testuar pozitivisht me COVID-19 në shtetet respektive”, thuhet në njoftim.

Por, fatkeqësisht tabloja është krejt ndryshe në Nju Jork dhe Nju Xhersi ku ka mjaft qytetarë në gjendje të rënduar.