SHPËRNDAJE

Ish zv.kryetari i Komunes Xhelal Memeti, i cili ditë më parë ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga posti I zv.kryetarit të PVD-së nëndega Preshevë, ka akuzuar udhëheqësit e PVD-së për nepotizëm dhe familjarizem. Ai ka kritikuar personin duke aluduar në shefin e Këshilltarëve të PVD-së Nadir Sadiku, i cili në seancen e Kuvendit Komunal ka informur se familja e tij e gjërë ka një numër të madhë të punësuarve, pasi ai rrjedhë nga një familje e arsimuar dhe intelektuale. Memeti I ka quajtuar marrëzira situatat dhe ndodhitë në shkollat dhe institucionet komunale në Preshevë duke shtruar pyetjen sa tani “a duhet ti nënshtrohemi një familjes pasi ata janë intelektuala dhe të shkolluar?”

Ndersa pyetjes së gazetarit në Konferencen për media se a egziston lokalizmi sa i përket dallimit në mes “sheherlive” dhe “katundarëve” përbrenda PVD-së, Memeti nuk ka dashur ti përgjigjet duke pohuar se “ju jeni vetë dëshmitarë, se a ka apo s`ka lokalizëm aty”.

Partia për Veprim Demokratik (PVD) e Riza Halimit është pjesë përbërëse e koalicionit qeverisës në Komunën e Preshevës së bashku me Grupin PDSH, UDSH dhe BDL./presheva.com/

VIDEO: