SHPËRNDAJE

Një rast interesant ka ndodhur në garën e Formula 1 që u zhvillua në Kanada.

Sebastian Vettel përfundoi i pari garën por FIA e penalizoi 5 sekonda duke ia marrë vendin e parë për t’ia dhënë atë Hamiltonit.

Ky vendim nuk i pëlqeu aspak pilotit gjerman i cili nuk e dërgoi bolidin e tij në podium. Po përveç kësaj ai hoqi numrin një para Mercedesit duke e vënë te vendi që i ishte rezervuar Ferrarit të tij.

Ai nuk dëshiroi të ngjitet edhe në podium por në fund ndryshoi mendjen.