SHPËRNDAJE

Trajtimet plotësuese dhe alternative si ajo e artit kreativ, meditimit dhe jogas janë propozuar si mënyra për të mbyllur shumë hapësira të cilat mjekësia konvencionale nuk mundet. Por muzika, për shkak të vlerës që ka në shoqëri e gjithashtu lehtësisë që ka për t’u transmetuar, ka ndoshta potencialin më të madh mes terapive alternative për të arritur në thellësitë e njerëzve, Pra, muzika ka rëndësi dhe shëron.

Veç kësaj, sipas një studimi pesëvjeçarë nga neuroshkencëtarët amerikanë, thuhet se muzika ka aftësinë ta shpejtojë zhvillimin e trurit te fëmijët e rinj, e posaçërisht në zonat e trurit që janë përgjegjëse për përpunimin e zërit, zhvillimin e gjuhës, perceptimin e fjalimit dhe aftësitë e leximit. Përmes studimeve të shumta e dimë se dëgjimi dhe luajtja e muzikës është tretman i mirë për shumë sëmundje mendore. Në fakt, mbi 400 letra shkencore të publikuara kanë dëshmuar thënien e kamotshme se “muzika është mjekësi”. Hulumtuesit kanë demonstruar se shtimi i terapisë me muzikë i përmirëson simptomat e funksioneve shoqërore mes skizofrenëve. Veç kësaj, terapia me muzikë ka demonstruar efikasitetin si tretman i pavarur për zvogëlimin e depresionit, ankthit dhe dhimbjes kronike.