SHPËRNDAJE

Mbase nuk e keni ditur, mirëpo nyja zbulon mjaft gjëra për ju të cilat nuk i keni ditur. Shikoni përse bëhet fjalë

Sekreti i së ardhmes tuaj nuk fshihet nën hundën tuaj, por drejtpërdrejt në nyjat tuaja. Falë besëtytnisë, çdo gjë që dëshironi të dini fshihet pikërisht në këtë vend – në linjat e tyre.

Këto linja mund të gjenden nën shuplaka dhe shënojnë gjatësinë e jetës suaj dhe linjën e fuqishme familjare.

Shumica e njerëzve i ka tri linja, ndërkaq ata të cilët kanë më shumë fat – katër linja. Dhe çfarë domethënie kanë secila nga to?

Linjat e nyjave zbulojnë çdo gjë për jetëgjatësinë, shëndetin, fatin dhe prosperitetin e personit.

Në linjën e parë (më afër shuplakës) është linja e pastër, e gjatë dhe e pandërprerë, e cila shënon shëndetin e mirë.

Nëse është e ndërprerë, e hollë apo e imtësuar, atëherë do të thotë që nuk i kushtoni mjaft kujdes vetes.

Nëse linja e dytë është e pandërprerë, mund të prisni përparim financiar.

Nëse linja e tretë është e paimtësuar, atëherë tregon që do të jeni njeri me ndikim dhe i njohur mirë në bashkësinë tuaj.

Linja e katërt e rrallë është tipike paralele me linjën e tretë dhe shënon forcimin e famës dhe respektit tuaj.

Pas kësaj, provoni edhe vetë të studioni nyjat tuaja dhe të mësoni diçka për të ardhmen e cila ju pret.