SHPËRNDAJE

Keni probleme me shikimin por nuk dëshironi të mbani syze? Atëherë ju njohim me 5 ushqime të cilat kanë një rol shumë të rëndësishëm në përmirsimin e shikimit.

Karotat

Me siguri keni dëgjuar se karotat dhe fruta e perime të tjera në ngjyrë portokalli mbrojnë sytë dhe përmirësojnë shikimin. Kjo është shumë e vërtetë: beta-karotene, një lloj i vitaminës A që u jep ushqimeve ngjyrën portokalli, ndihmon retinën dhe pjesë të tjera të syve për të funksionuar siç duhet.

Përveç beta-karotenes, këto ushqime janë të pasura edhe me vitamina dhe minerale të tjera, të cilat janë të rëndësishme për shëndetin e syve.

Perimet me gjethe jeshile

Ato janë të pasur me luteinë dhe zeaxanthin, antioksidues që ulin rrezikun e zhvillimit të degjenerimit makular dhe kataraktit.

Vezë

E verdha e vezës është burimi kryesor i luteinës dhe zeaxanthinës plus zink, që ndihmojnë në uljen e rrezikut të zhvillimit të degjenerimit makular.

Qitro dhe luleshtrydhe

Këto fruta janë të pasura me vitaminë C, e cila, sipas ekspertëve, ul rrezikun e zhvillimit të degjenerimit makular dhe kataraktit.

Bajame

Ato janë të pasura me vitaminë E, e cila ngadalëson degjenerimin makular. Një grusht me bajame siguron gati gjysmë dozë të vitaminës E.