SHPËRNDAJE

Ajo që pacientët me simptoma të tilla duhet të bëjnë është që së pari të shkojnë te mjeku i zgjedhur.

Ne kemi hapur ambulancën e veçantë e cila është e kyçur për diagnostikimin e këtyre pacientëve, andaj dhe ky është vendi i parë ku pacientët duhet të paraqiten thotë për preshevacom drejtori i Shtëpisë së Shëndetit, Driton Salihu.

Salihu ka potencuar se pasi të bëhet ekzaminimi klinik për të vlerësuar gjendjen, duhet të bëhen analiza laboratorike dhe rentgen të mushkërive dhe ata që duhet të hospitalizohen do të dërgohen në Klinikën e Sëmundjeve Infektive.

Nëse nuk ka indikacione të pacientit për hospitalizim, ata kthehen në shtëpi në izolim dhe do të jetë nën kontrollin e një epidemiologi kompetent thotë Salihu./presheva.com/