SHPËRNDAJE

Nëse Ragmi Mustafa na siguron bashkim të menjëhershëm me Kosovën atëhere po i bojkotojmë zgjedhjet parlamentare në Serbi, shkruan kështu në rrjetin social fb Aziz Aziri nga shoqëria civile.

Në këtë postim Azri ka potencuar se në rast të bashkimit të menjëhershëm me Kosovën nuk po i marrim edhe rrogat prej Serbisë, as financimet në parti nuk po i pranojmë, edhe lapidarin po e kthejmë aty ku e vuri ditën Ragmiu dhe e hoqi natën, dhe në fund Aleksandër Vuçiçit mirënjohjen po ja kthejmë në mosmirënjohje.

Mendoni ju se Ragmiu ka forcën dhe mundësinë ta bashkojë Luginën me Kosovën, ai që në kohën e luftës ishte në azil politik në Maqedoni.

Cka na pengon neve të marrim atë që na takon nga Serbia, të marrim përfaqësim dinjitoz dhe të kërkojmë zhvillim dhe mosdiskriminim shkruan Aziz Aziri.

Ndoshta edhe për 20 vite nuk bashkohemi, keni ndonjë strategji Ju se si duhet zhvilluar vendi duke patur parasysh se në mandatet tuaja kishim llafologji shumë e strategji zero ku edhe sot e kësaj dite akoma vazhdoni me atë mjegullën që dini ta bëni.

Zoti Mustafa, në cilën bankë merrni rrogën Ju dhe familja juaj në Preshevë?

Cili institucion voton Buxhetin Republikan që ju nuk po pranoni listën, lekët të mira por edhe strategjia e plani i nëntokës u zbuluan shkruan Aziri.

Moskva dhe Beogradi ndikojnë Luginën përmes Tiranës, të citosh kështu është shërbim ndaj tjetrit, e tradhëti ndaj vendit ka thënë përmes një shkrimi në fb opinionisti Aziz Aziri./presheva.com/