SHPËRNDAJE
Nëse njoftoheni me dikë në punë apo keni ndonjë takim me ndonjë klient në ndonjë kafe të mundshme, fjalët e juaja vërtetë lënë përshtypje të qëndrueshme.Fjalët me përzgjedhje të dobët dhe pa vetëdije mund të dëmtojnë vërtetë jo vetëm përshtypjet e para por edhe besueshmërinë tuaj, amrrëdhëniet dhe mundësitë për avancim në karrierë.

Nëse jeni nervoz ju mund të flisni pa menduar, shumë më shpejtë se zakonisht dhe të thuani gjëra që nuk janë edhe aq të nevojshme.

Andaj duke pasur parasysh këto fakte, në vazhdim po ju paraqesim disa gjëra që nuk duhet t’i bëni kur të takoni ndonjë person të ri, në mënyrë që të parandaloni veten duke thënë gjërat e gabuara:

“E urrej këtë kompani”, apo “E urrej shefin tim të punës”!

 Asnjëherë mos flisni me një koleg të ri për këto lloj problemesh, është mirë të mos flisni për këso gjërash në ambient pune apo social, dhe ankesat që keni t’i drejtoheni resurseve humane.

“Sa shumë para fitoni”?

Shuma e parave se sa fiton një person është një çështje shumë personale, andaj edhe mund të konsiderohet shumë fyese apo e vrazhdë.

“Më vjen keq që po ju shqetësoj”

Mos përdorni fjalë shqetësuese që në takimin e parë, kur nuk jeni bazë për shqetësim pse ta përdorni atë fjalë? Më mirë është të thuani “kërkoj falje, a keni një minutë kohë?”, kjo funksionon shumë më mirë.

“Çfarë mendoni në lidhje me presidentin tonë?”

Si rregull i përgjithshëm i mirësjelljes, mos flisni për politikë në ambiente të tilla. Qëndroni sa më larg qëndrimeve politike para një personi të ri që sa po e keni njoftuar, rrini larg kritikave, akuzave dhe diskutimeve politike.