SHPËRNDAJE

ShkollaFillore-01
Edhe nesër ,sikur viteve te kaluara edhe ata pak fëmijë që kan mbetur po e fillojnë vitin e ri shkollor pa çanta ,ose ose te hutuar nga tre opsione: Një libër mbi bankë,nje tjetër nën bankë dhe të tretën pa e nxjerrun nga çanta .Cfarë është edhe më paradoksale ,në vendë se nesër të shpërndahen libra nëpër shkolla për të cilat ata vetë premtuan ,institucionet tona komunale gjegjësisht udhëheqësit tanë iu ndajnë mirnjohje kryeminsitrit Aleksandër Vuçiç për diskriminimin që vazhdimisht po e ushtron ndaj shqiptarëve të Luginës e posaçërisht në arsim.

Përderisa tekstet shkollore me të cilat fëmijët tanë pasurohen me njohuri të reja dhe dije trajtohen sikur ushqim për stomak në stilin e kontrabandës e jo si ushqim i trurit,ne në Luginë të Preshevës nuk shohim zgjidhje të problemit ,apo arsim më cilësor.
Sikur të ishin aq të interesuar për zgjidhjen e problemit të teksteve nëpër shkollat shqipe,ashtu sikur interesohen për të ardhë në pushtet,ky problem do t’ishte zgjidhur shumë herët.
Nëse duhet të protestohet seriozisht për tekstet shkollore edhe për kaosin e krijuar nëpër shkolla, duhet të protestojnë prindërit e fëmijëve, e jo që këtyre të fundit t’ia lëmë në duar fëmijët tanë për të manipuluar me ta për interesat e ngushta . Edhe pas 13 vjet qeverisje të shqiptarëve në komunat e Preshevës ,Bujanocit dhe Medvegjës këta politikan te pandryshuar deri më sot nuk arritën që çështjen e arsimit ta vënë në kategorinë e prioriteteve.

Unë që vazhdimisht kam shprehur pakënaqësinë time për kaosin e krijuar nëpër shkolla nga vete arsimtarët, profesorët dhe institucionet komunale të cilat e mbajnë barrën më të madhe për ç’rregullimin e shkollave shqipe, si në punësime pa kritere, ashtu edhe për ndikimin e politikës brenda institucioneve arsimore, gjithmonë kam pas presion nga po të njëjtit lider që sot janë dakorduar për një çështje për të cilën janë fajtor kryesor.

Kësaj here liderët e dakorduar nuk do ta kenë përkrahjen time që fëmijët i mi t’i përdorin si palaço, ndërsa vetë ta kryejnë punën e aktorit prapa skenës, duke lëshuar llojlloj zërash dramatike gjoja se Kësulkuqen do ta kafshoj ujku.
Problemi i teksteve shkollore ekziston prej se janë themeluar institucionet arsimore në Luginë të Preshevës . Kështu që, deri më tash përveç iniciativës së KNSh-së nuk kemi parë nisma serioze për zgjidhjen e kësaj çështje , edhe pse kjo e fundit nuk i qëndroi besnike teksteve të unifikuara nga Shqipëria dhe Kosova, sidomos me masakrimin e Abetares duke zëvendësuar flamurin kuq e zi me fluturën shumëngjyrëshe.

Nëse ju Lider të nderuar me kërkesat e juaja për tekstet shkollore i drejtoheni Beogradit me zhargonin e rrugës ,, Unë I thash ,e ai m’tha ,, ,atëherë protesta ime edhe e gjithë prindërve duhet të drejtohet në adresë tuajën për gjendjen e krijuar nëpër shkolla.
Gjithmonë duke filluar nga moszgjidhja e problemit të teksteve shkollore e deri tek parregullsitë e panumërta që po trashëgohen nga një pushtet në tjetrin.

Nagip Taipi – prindë