SHPËRNDAJE

Portieri i Bayern Munchen, Manuel Neuer, në një intervistë për shtypin gjerman, është shprehur se viti 2014 është ndoshta viti më i mirë në karrierën e tij duke kujtuar dhe trofetë e fituar si Botërori në Brazil, Bundesliga me Bayernin dhe kupa e Gjermanisë.

Gardiani i portës tregoi se filozofia e përdorur nga Guardiola tek Bayern Munchen ka ndihmuar shumë dhe në lojën e “Pancerave” në Brazil.

Neuer

Neuer eshte 1 nga 3 finalistët për “Topin e Artë” që do të jepet në 12 janar në Zyrih, së bashku me Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin e kjo e bën të ndihet tepër krenar.

“Është një nder i madh për mua të jem kandidat për një trofe të tillë individual, jam shumë krenar. Kandidatët e tjerë kane një avantazh te vogël pasi ata njihen globalisht e gjithmone vlerësohen më tepër”, është shprehur Neuer.