SHPËRNDAJE

Neymar regjistron statistika të tmerrshme sa i përket kartonëve, madje as Pepe i Real Madridi nuk qëndron më keq, i cili gjithmonë është karakterizuar si një lojtar shumë agresivë.
Braziliani Neymar, u shndërrua në fytyrë tragjike në humbjen e Barcelonës prej 2:0 ndaj Malagas.

Ai u ndëshkua me të kuq në këtë ndeshje duke lënë Barcelonën me një lojtar më pak për 25 minuta, kur rezultati ishte 1:0.

Dy kartonët e verdh që mori që më pas u shndërrua në të kuq, quan në 138 numrin e tyre të marrë në karrierë deri më tani nga Neymar, bën të ditur faqja “Football Tweets”.

Besoni apo jo, që nga viti 2009 e deri më sot, Neymar ka marrë 131 kartonë të verdhë e shtatë të kuq, tetë kartonë më shumë se Pepe i Real Madridit.

Pepe gjithmonë ka qenë një lojtar agresivë, i cili është qetësuar dukshëm pas ardhjes së Carlo Ancelottit dhe vazhdon tani të jetë i tillë.

Pavarësisht se është qendërmbrojtës dhe shumë agresivë dhe shumë vite më i vjetër se Neymar, ai gjatë karrierës ka marrë 124 kartonë të verdhë, 6 të kuq.

Këto statistika tregojnë se Neymar është një lojtar që humb shpejt nervat, diçka që duhet të ndryshojë pasi ai shihet si një ndër talentet më të mëdhenj në botë dhe fituesi i ardhshëm i “Topit të Artë”.