SHPËRNDAJE

Sipas medieve spanjolle, Barcelona ka paguar 95 milionë euro për Neymar, çka e bën edhe futbollistin më të paguar në historinë e futbollit.

Braziliani është transferuar nga Santos në Camp Nou, ku edhe është publikuar se Neymar është paguar 57 milionë euro.

Sipas medieve, Barcelona kur ti paguaj bonuset, ky transferim bëhet më i shtrenjti.

Momentalisht Cristiano Ronaldo është më i paguari në botë me 94 milionë euro, dhe pas tij  radhitet Gareth Bale me 91.5 milionë.

Si qëndron puna me Neymar?

Barcelona është dashur të paguaj çmimin bazë me 57 milionë Santosit, mirëpo kjo nuk është e gjitha. Katalanasit kanë paguar 2.5 milionë euro për fëmijët e varfër në Sao Paolo (çka ka qenë marrëveshje), ndërsa janë dashur të paguajnë edhe 5% për babain e Neymarit, që kap shifrën prej 2.6 milionë euro.

Barcelona është dashur të paguaj 17.1 milionë euro për tatimet federale të Santosit si dhe 9 milionë euro për dy ndeshje miqësore që Neymar duhet ti luaj kundër Santosit.

Kjo nuk është e gjitha, Barcelona pa paguar edhe 10 milionë euro si shtesë për nënshkrim të marrëveshjes si dhe disa pagesa të tjera që i kanë kushtuar Barcelonës plot 95 milionë euro!