SHPËRNDAJE

 

Zëvendës kryetari i komunës së Preshevës Reshat Neziri ka thënë se shëndeti, siguria dhe punësimi paraqesin kërkesa themelore por edhe poblemet qendrore të rinisë në Presheve që duhet të fokusohet.

“Këto nuk janë probleme specifike për Preshevë. Punësimi është problem në nivel të tërë Republikës, por me akcent të theksuar në komunën tonë të pazhvilluar” ka sqaruar ai në një tryezë të rrumbullakët të mbajtur në Preshevë me temë rininë në komunën e Preshevës.

“Presheva nuk ka kapacitete që të punësoj njerëz. Edhe pse qeverisja lokale mban përgjegjësi për gjendjen në komunë, thjesht ajo nuk mund të hap vende të reja të punës. Njerëzit kanë filluar të emigrojnë për shkak të pamundësisë për tu punësuar” ka shtuar zëvendës kryetari i komunës, transmeton presheva.com.

Neziri, gjithashtu pohon se demokracio nuk funksionin mirë në lokale. Ai konsideron se njerëzit shumë vështirë punësohen nëse nuk janë të përcaktuar politikisht. Për shkak të mundësisë ata “janë të detyruar që ta zgjedhin njërën nga partitë”./presheva.com/