SHPËRNDAJE

Rregullorja e lidhur eksursionet e nxënësve do të fillojë të aprovohet nga 1 shtatori i këtij viti. Sipas Rregullores së re, jasht shtetit do të mund të shkojnë vetëm maturantët e mëdhenjë, ndërsa nxënësit e shkollave fillore vetëm njëher gjatë shkollimit të tyre fillorë mund të përzgjedhin destinacionin por që duhet të jetë Republika Sërpska.

Në Ministrin e Arsimit kanë sqaruar se janë përcaktuar regjionet e Sërbisë si destinacione ku do të shkojnë nxënësit, ndërsa risia është se shkollat do ti marrin instrukcionet rreth kësaj. Qëllimi është, kthimi i thelbit themelor të ekskursioneve, domethënë udhëtimet kryesisht të kenë përmbajtje arsimore dhe edukative.

Ministria beson se Serbia ka mjaft destinacione të bukura për tu vizituar, kështu që është vendosur që së pari të njihen me vendin ku jetojmë, dhe më pas në destinacionet e huaja.

Sipas kësaj Rregullore e cila duhet të aplikohet edhe në shkollat shqipe të Luginës, nxënësit shqitarë nga 1 shtatori duhet ti harrojnë ekskursionet në Kosovë dhe Shqipër, shkollat duhet të planifikojnë vendet që duhet ti vizitojnë nëpër Sërbi.

Udhëzimi profesional që shkollat do të marrin dhe përfshijnë në planin vjetor të punës, i cili do të miratohet deri më 15 shtator, do të jetë më i qartë për sa i përket përcaktimit të rajoneve, por jo vetëm rajoneve, por edhe vizitave si një detyrim “Risia është që nxënësit do të kenë detyrim të shkruajnë një ese nga vendet që kanë vizituar dhe gjërat që kanë parë.

Përveç këtyre, do të ketë edhe risi që kanë të bëjnë me organizimin e udhëtimit të nxënësve. Rregullorja për mënyrën e transportit të organizuar të nxënësve do të fillojë të zbatohet nga shtatori, ndërsa aplikimi i disa dispozitave do të shtyhet në mënyrë që Agjencitë e transportit të kenë kohë për t’u përgatitur, por vetëm deri më 1 janar në vend të 1 marsit 2020 siç është propozuar më parë./presheva.com/