SHPËRNDAJE

Që nga 1 shtatori, përdorimi i ditarëve elektronikë do të jetë i detyrueshëm në të gjitha shkollat në Serbi, tha sot kreu i projektit “eProsveta” të Ministrisë së Arsimit, Bojan Radiç.

“Që nga viti 2006, ka pasur përpjekje për të futur ditarët elektronikë në përdorim, por vetëm tani ajo ka ardhur në jetë falë mësuesve që kanë pranuar të punojnë në atë mënyrë. Nga 1 shtatori, përdorimi i ditarëve elektronikë do të jetë i detyrueshëm në të gjitha shkollat në Serbi”, tha Radiç.

Ai gjithashtu deklaroi se “routerët 4G Internet” janë siguruar për 25 shkolla fillore si në Sremska Mitrovica, Cajetina, Pozhegë, Preshevë dhe vende të tjera.

Kjo është bërë në kontekstin e digjitalizimit dhe të leximit digjital të studentëve, me futjen e shkencave kompjuterike dhe informatikës si lëndë e detyrueshme në shkollat fillore, pasuar nga ditari elektronik dhe gjithashtu për shkak të futjes së materialit mësimor digjital./presheva.com/