SHPËRNDAJE

Qytetarët që nisën për në Greqi, Bullgari ose Kroaci pas 15 korrikut do të duhet të ndajnë pak më shumë para për taksat  rugorre, sepse parlamenti serb miratoi dje ndryshimet në Ligjin mbi përdorimin e të mirave publike, gjë që do të rrisë çmimin e taksave rrugore në vendin tonë me 12%. Kështu, ata që do të nisen për pushime në Greqi nga Beogradi deri në Preshevë, tani do të paguajnë 1,500 dinarë, në vend të 1,340, ndërsa shoferët që shkojnë drejt Bullgarisë për të përdorur autostradën deri në Dimitrovgrad do të paguajnë rreth 120 dinarë më shumë se më parë, taksa rrugore nga 990 dinarë do të rriten në 1,108 dinarë.

Përdorimi i autostradës nga Beogradi në Novi Sad tani do të kushtojë 235 dinarë në vend të 210. Për pjesën nga Beogradi deri në Suboticë, shoferët e makinave do të paguajnë 627 dinarë në vend të 560, dhe nga Beogradi në Nishë pagesa rrugore do të jetë pothuajse 900 dinarë, në vend të 800 sa është aktualisht. Ata që shkojnë drejt kufirit kroat do të duhet të ndajnë 394, në vend të 370 dinarë.

Nëse dikush dëshiron të kalojë Serbinë nga veriu në jug, ose nga Subotica në Preshevë, tani duhet të paguajë 2.128 dinarë, në vend të 1.900. Ndryshimet në Ligjin mbi Tarifat për Përdorimin e të mirave Publike do të hyjnë në fuqi ditën e tetë nga dita e shpalljes në Gazetën Zyrtare, pas së cilës do Ndërmarrja Publike “Putevi Srbije”, të hartojnë një çmimore e cila duhet të miratohet nga Bordi Mbikëqyrës i kësaj ndërmarrje.

Në këtë kompani është thënë për media se kjo listë e çmimeve do të duhet të konfirmohet së pari nga Qeveria, por ata nuk kanë mundur të specifikojnë saktësisht kur çmimorja e tarifave do të fillojë të zbatohet. Shuma e pagesës së taskave rrugore në Serbi do të rritet me rreth 12 për qind, pasi çmimet për të gjitha akset do të rrumbullakësohen në mënyrë që ata të jenë të përshtatshëm për pagimin dhe kthimin e restos.

Rritjet e çmimeve të taksave rrugore është rritur me qëllim të ruajtjes së ndërtimit të mëtejmë dhe mirëmbajtjen e rrugëve dhe pjesërisht është arritur harmonizimi me direktivat e BE-së, të cilat përcaktojnë që taksat rrugore duhet të sigurojnë kostot reale të mirëmbajtjes, zhvillimit dhe ndërtimit të autostradave./presheva.com/