SHPËRNDAJE

  

Qeveria e Maqedonisë në mbledhjen e mbajtur mbrëmë urgjentisht ka vendosur që familjeve kumanovare që kanë mbetur pa kulm mbi kokë si rezultat i intervenimit policor dhe shkatërrimit të tërësishëm të pronave, t’iu ndajë ndihmë prej 1600 euro për familje, që sipas qeverisë kjo është ndihmë fillestare. Qeveria ka premtuar që se banorëve të Lagjes së Trimave se do t’ua paguajë 100% dëmin e shkaktuar tek shtëpitë e tyre që ishin cak i granatimeve në përleshjen tre ditore. Por, kjo nuk ka ndodhur me pjesëmarrësit tjerë në këtë konflikt. Qeveria i ka motivuar dhe i ka shpërblyer anëtarët të Njësisë për Operacione Speciale dhe anëtarët e Njësisë për ndërhyje të shpejtë që ishin të përfshirë në operacionin e policisë në Kumanovë, tu jepet kompensim financiar në vlerë prej 10,000 euro për anëtar. Anëtarëve të njësisë së helikopterëve që morën pjesë në aksion edhe profesionistëve nga shtabi të cilët kanë udhëhequr aksionin në Kumanovë tu jepet kompensim financiar në vlerë prej 10,000 euro për anëtar.

Anëtarëve të Njësisë Speciale të Policisë që kanë qenë të përfshirë në operacionin e policisë në Kumanovë, tu jepet kompensim financiar në vlerë prej 5.000 euro për anëtar.