SHPËRNDAJE

Nga 169 komuna në Serbi, vetëm në 6 është shenuar rritje e numrit të foshnjeve të lindura, në Bujanoc, Preshevë, Novi Sad, Sjenicë, Tutin dhe Novi Pazar, tregojnë statistikat e të dhënave nga fondi Republikan i statistikave, transmeton presheva.com.

Nataliteti më i madh për vitin e kaluar është shenuar në Novi Pazar ndërsa më së paku foshnja kanë lindur në komunën e Rekovcit

Në Serbi për vitin 2017, 37.000 njerëz më shumë kanë vdekur se sa janë lindur, çka i bie mesatarisht një qytezë po thuaj sa Presheva zhduket çdo vit në Serbi.
Gratë që kanë lindur mesatarisht kanë pasë moshë 29 vjeçare ndërsa 67% e foshnjeve lindin në qytet.

Mosha mesatare e personave që kanë vdekur është 75 dhe diagonoza më e shpeshtë është ajo e sëmundjes së qarkullimit të gjakut, zemrës.

Faktori i dytë janë tumoret ku vitin e kaluar kanë vdekur 22.000 persona.

Numri i banorëve në Serbi është diçka mbi 7 milionë dhe 51% janë femra.
Mosha mesatare në Serbi është 43 vjet dhe shkon duke u rritur.(presheva.com)