SHPËRNDAJE

Të shtunën, më 15 qershor, do të fillojë një sistem i mbyllur i pagesës në autostradën E-75, duke filluar nga Doljevaci e deri në Preshevë, njoftoi “Rrugët e Serbisë”, përcjell presheva.com.
Pagesa do të fillojë të shtunën në orën 12:00.

Çmimi do të jetë i njëjtë sikur në drejtimet e tjera rrugore në të cilat paguhet nga kompania publike “Rrugët e Serbisë”, që do të thotë 3.64 dinarë për kilometër.

Stacionet në dalje do të jenë Grdelica, Predejane, Vladiçki Hani, Vranja, Bujanoci në veri, qendra e Bujanocit dhe Presheva./presheva.com/