SHPËRNDAJE

 

Që nga dita e djeshme, ka hyrë në fuqi lehtësimi i masave të cilat janë futur për shkak të mbrojtjes nga virusi korona.
Ndërsa numri i të infektuarve në vend bie, ngadalë po kthehemi në ritmin e zakonshëm të jetës.
Nga dje lejohet grumbullimi deri në 1000 persona në hapësira të hapura, ndërsa për sa i përket hapësirës së mbyllur, edhe më tej është në fuqi masa e ndalimit të grumbullimit mbi 100 persona.
Masa e lejimit të grumbullimit deri në 1000 persona në hapësirë të hapur përfshin edhe publikun në ngjarje sportive, por duke respektuar masat e mbajtjes së distancës prej 1 metër.
Nga dje, ka filluar edhe me ekskursionet shkollore, por ekskluzivisht në Sërbi.
Organizimi i udhëtimeve të nxënësve do të jetë më i thjeshtë për nxënësit e klasëve të ulta, ndërsa sa i përket maturantëve, ata do të duhet të zëvendësojnë udhëtimin jasht vendim me ndonjë destinacion brenda Sërbisë.
Do të fillojë edhe përgatitja e mbërmjes së maturës, ndërsa rekomandimi është që ato të organizohen në gjysmën e dytë të muajit.
Sa i përket mësimdhënies në periudhën e ardhshme, nxënësit do të shkojnë në shkollë për shkak të orëve të organizuara posaçërisht, nëse dëshirojnë të përmirësojnë notat e tyre.
Kontakti i drejtpërdrejtë do të aplikohet në minimum, dhe notat do të përmbyllen kryesisht në bazë të angazhimit të treguar nga nxënësit gjatë zbatimit të mësimit në distancë dhe para kësaj.
Nga dita e djeshme, të gjithë qytetarët mund të testohen me kërkesë personale për të zbuluar nëse kanë antitrupa ndaj virusit të koronës. Çmimi i këtij testi është 1200 dinarë.