SHPËRNDAJE

Për herë të parë, nga dita e hënë më 26 gusht do të fillojë së fuksionuari kufiri i integruar ndërmjet Sërbisë dhe Maqedonisë së Veriut në Tabanoc-Preshevë. Sipas njoftimeve të agjencisë Tanjug, për herë të parë në një vendkalim kufitarë të kategorisë së parë në koridorin 10, bashkarisht dhe në një zyre do të punojnë, doganierët dhe policët serb dhe maqedonas.

Për udhëtarët dhe mjetet e rënda të cilët nga Sërbia udhëtojnë në drejtim të Maqedonisë së Veriut, shërbimet e dogës së Sërbisë kontrollat dalëse do ti kryejnë në teritorin e Maqedonisë së Veriut në vendkalimin kufitarë në Tabanoc, ndërsa ata që udhëtojnë nga Maqedonia për në Sërbi kontrollat dalëse shërbimet e doganës maqedonase do ti kryejnë në teritorin e Sërbisë në vendkalimin kufitarë në Preshevë.

Ky është rezultat i Marrëveshjes për Vendosjen e Kontrollit të Përbashkët në këtë vendkalim kufitarë me karakter ndëkombëtarë, nëpërmjet të cilit bëhet qarkullimi i njerëzve dhe të të gjitha mallrave, marrëveshje e cil është nënshkruar më 12 korrik në Beograd në emër të dy qeverive nga Ministrat e Punëve të Brendshme të Serbisë dhe Maqedonisë Veriore.

Të gjitha dokumentet e nënshkruara, kanë thënë nga Administrata Doganore, do të japin efektet e tyre të para gjatë dimrit të ardhshëm dhe në sezonin e ardhshëm turistik. Në Shkup, të Premten, u nënshkruan pesë protokolle për zbatimin e Marrëveshjes së Kontrollit të Përbashkët në vendkalimin Preshevë-Tabanoc.

Kryeministrat e Serbisë dhe Maqedonisë Veriore, Ana Bërnabiq dhe Zoran Zaev, do të shënojnë fillimin e punës së një vendkalimi të integruar kufitar midis dy vendeve më 26 gusht./presheva.com/