SHPËRNDAJE

Gripi i ka marrë jetën edhe një tjetër personi në Kroaci. Siç konfirmohet nga mediat kroate, një vajzë 20 vjeçare nga Korenica vdiq në Spitalin e Përgjithshëm Gospić. Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik të Qarkut, numri i pacientëve të regjistruar ishte reduktuar ndjeshëm në javën e shtatë që kur gripi ndodhi në këtë zonë. Po sipas mediave kroate, vetëm në këtë rajon, gjatë këtij sezoni ka pasur 740 persona me grip.

Siç kanë thënë autoritetet, ky është gripi më i fortë në pesë vitet e fundit, nga i cili deri në 53,000 njerëz janë sëmurë zyrtarisht në Kroaci, ku si pasojë kanë vdekur 88 persona. Megjithatë, Instituti Kombëtar Kroat për Shëndetin Publik vlerëson se në Kroaci numri i vdekjeve në vit është deri në 500 në vit, nga të cilat vetëm një numër i vogël raportohet zyrtarisht.