SHPËRNDAJE

Tyler Solomon mori një dhuratë shumë të çmuar nga babai i tij dhe administratorët e shkollës ditën kur u diplomua.

I ati i tij, Locha Daymon Salomon ishte me shërbim ushtarak në Kosovë deri në fillim të këtij viti kur kërkoi një leje të posaçme për të marrë pjesë na ceremoninë e diplomimit të djalit të tij.

Për këtë surprizë ishin në dijeni nëna e Tyler, e dashura dhe pedagogët, ndërsa babai i kërkoi këtyre të fundit ndihmë për t’i bërë surprizën djalit.

Në momentin kur ai mori diplomën, spikerja thotë se “duhej të njihnin Locha Daymon Salomon, të cilit i ishte dhënë një leje e posaçme për të marrë pjesë në këtë ceremoni”.

Tyler nuk u beson syve, por më pas niset me shpejtësi për të përqafuar babanë e tij.