SHPËRNDAJE

Nga sot kanë hyrë në fuqi urdhëresa mbi ndalimin e grumbullimit të më shumë se 500 personave në ambient të mbyllur në vendet publike në Sërbi, e miratuar me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit korona bazuar në vendimin e Ministrit të Shëndetësisë, Zllatibor Lonçar.

Në urdhëresën e publikuar në Gazetën Zyrtare thuhet se gjatë periudhës së lejimit të grumbullimit në vendet e mbyllura publike, duhet të zbatohen të gjitha masat parandaluese që kanë të bëjnë me dezinfektimin, kushtet sanitare-teknike dhe higjienike, raporton RTS.

“Në vendet publike në ambient të hapur në tërë Sërbinë janë të lejuar grumbullimet e njerëzve, me kusht që distanca midis njerëzve të jetë së paku një metër,” thuhet në urdhëresë.

Në hyrje për spektatorë, gjatë një ngjarje sportive, ku lejohet prezenca e një numri më të madh njerzish që mund të marrin pjesë në ngjarje, duhet të jetë i vendosur lajmërimi i qartë mbi numrin maksimal të njerëzve të cilët mund të marrin pjesë në ngjarje deri sa masat të jetë në fuqi.

Masat nga urdhëresa zgjasin për sa kohë që ekziston rreziku i përhapjes së virusit në Serbi.

Urdhëresa ka hyrë në fuqi me publikimin në Gazetën Zyrtare.

Lonçar urdhëresën e ka nxjerrë në bazë të Ligjit për mbrojtjen e popullatës nga sëmundjet infektive dhe Ligjin për administratën shtetërore, me propozimin e Komisionit republikan të ekspertëve për mbrojtjen e popullatës nga sëmundjet infektive dhe Institutin e Shëndetit Publik të Serbisë “Dr Milan Jovanoviç Batut”./presheva.com.