SHPËRNDAJE

Francezja “Le parisien” dhe gjermania “Bild” në faqet e tyre online i kanë kushtuar disa rreshta ngjarjes së të enjtes në Kuvendin e Shqipërisë, ku Edi Paloka qëlloi me ngjyrë mbi Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.

Të dyja mediat prestigjioze e shoqërojnë publikimin e tyre edhe me video nga ngjarja, ndërsa shkruajnë se kjo nuk është hera e parë që Kryeministri qëllohet në parlament. Këtë radhë jo me ushqim, por me bojë. Lexo po ashtu: Deputeti i PD-së qëllon Edi Ramën me ngjyrë në fytyrë .

Gazeta franceze shkruan se kjo ngjarje vjen në një kontekst të tendosur për politikën shqiptare, pasi një protestë e madhe organizuar nga Partia Demokratike pritet të mbahet të shtunën, shkruan Opinion. “Më gjerësisht, jeta politike shqiptare është thuajse tradicionalisht e përshkuar nga një dhunë e lartë verbale, ku të majtë dhe të djathtë përfshihen në fyerje dhe akuza të rënda korrupsioni apo lidhje me krimin e organizuar”, shkruan Le Parisien.