SHPËRNDAJE

Futni pak ngjyrë në veshjen tuaj, ndërkaq këto nuanca nuk është e detyrueshme të jenë në gardërobën tuaj.
Dimrin nuk do të duhej ta lidhnim vetëm me tonet e ftohta. Këto nuanca të mrekullueshme të ngrohta janë ideale që t’i bartni në ditët e ftohta, Ndër të parat i ka provuar Bella Hadid, mirëpo as David Beckham nuk mund t’u rezistojë.
Ngjyra e verës
Garanton dukje luksoze e cila gjithmonë është e mirë për raste të përditshme dimrit. Kjo ngjyrë njëkohësisht është edhe e ngrohtë edhe dramatike, por edhe joshëse. Është e thjeshtë për t’u kombinuar, sepse shkon me shumicën e nuancave të tjera, andaj do të keni më shumë mundësi për kreativitet.
Ngjyra e hirtë
Favorit yni është gjatë të gjitha stinëve të vitit, aq më parë në ditët e dimrit. Është neutrale dhe klasike, ndërkaq nuancat e shndritshme do t’ju freskojnë mirë dhe shkojnë mirë me gjithë paletën e ngjyrave.
Ngjyra e gjelbër
Nëse doni trikon me ngjyrën e bukur të gjelbër që nuk bartet vetëm që t’i pushojë sytë dhe t’i japë freski fytyrës suaj dhe me atë rast të zgjidhni edhe këpucët në nuancë të ngjashme, por edhe do të keni edhe kombinim të përsosur!
Ngjyra e mustardës
Është e shkëlqyeshme për freskim të veshjeve njëngjyrëshe, posaçërisht në ditët e ftohta. Për shkak të nuancës specifike që ka, ditëve të dimrit u jep një frymë vjeshte.