SHPËRNDAJE

Një Studim Britanik Sjell Një Paralajmërim Për Gratë Që I Lyejnë Shpesh Flokët. Boja Për Flokët?

Nuk duhet bërë më tepër se gjashtë herë në vit dhe mundësisht me produkte natyrore që e reduktojnë rrezikun e dëmtimeve, përfshirë këtu edhe tumorin në gji.

Paralajmërimi u dha nga kirurgu i gjinjve Kefah Mokbel i Princess Grace Hospital të Londrës, i cili ka zhvilluar kërkime specifike në të cilat evidentohet se gratë të cilat i lyejnë flokët rrezikojnë 14% më shumë të preken nga kanceri i gjirit, shkruan versioni online i Daily Mail.

Kësisoj, është e nevojshme të reduktohet përdorimi i produkteve kozmetike për flokët, veçanërisht i atyre sintetikeve, thekson eksperti.

Është më mirë të përdoren kënaja, panxhari, raveni apo bimë të tjera të cilat kanë veti ngjyrosëse natyrore dhe nuk përbëjnë dëm për shëndetin. “Edhe pse është e nevojshme të realizohen studime të mëtejshme, rezultatet tona tregojnë se ekspozimi ndaj bojrave të flokëve mund të kontribuojë në kancerin e gjirit. Është më mirë të përzgjidhni ngjyruesit natyralë dhe gjithmonë t’i nënshtroheni testimeve parandaluese nga mosha 40 vjeçare e sipër”, këshillon eksperti.