SHPËRNDAJE

Nico Rosberg do të niset nga vendi i parë në Cmimin e Madh të Abu Dabit, gara e fundit sezonale e Formula 1. Gjermani i Mercedesit regjistroi kohën më të shpejtë në provat zyrtare duke lënë pas shokun e tij të skuadrës, Lewis Hamilton. 

Në këtë mënyrë, Rosberg do të ketë një avantazh të lehtë në garën e nesërme, por Hamiltonit do i mjaftonte edhe vendi i dytë për t’u shpallur kampion.

Nga vendi i tretë do të niset finlandezi Valteri Bottas (Williams), i cili u tregua më i shpejtës se shoku i tij i skuadrës, braziliani Felipe Massa.

Pilotët e Red Bullit, Daniel Ricciardo dhe Sebastian Vettel, do të nisen nga vendi i pestë dhe i gjashtë.

Kvyat (Toro Rosso), Button (McLaren), Raikkonen (Ferrari) dhe Alonso (Ferrari) plotësojnë dhjetëshen e parë.